Policia ka vënë sot në pranga në Durrës një 32-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për 'mos kallëzim krimi', pasi ishte i pranishëm në ngjarjen e ndodhur 1 javë më parë në qytetin bregdetar, ku mbeti i plagosur 20-vjeçari Arni Sulejmani.

Ngjarja u regjistrua në një dhomë në një hotel në autostradën Durrës-Tiranë, ku Sulejmani dhe 32-vjeçari me inicialet T.Sh ishin bashkë me dy persona të tjerë, Markeljan Beqiri 26 vjeç, autori i plagosjes dhe Anxhela Brisku, e cila është transgjinore.

Të rinjtë kanë qenë nën efektin e drogës dhe të alkoolit, ndërsa rreth mesnatës Beqiri qëlloi me pistoletë Arni Sulejmanin, duke e plagosur në krah te pjesa e bërrylit.

Në pranga ranë Brisku për 'moskallëzim krimi' dhe recepsionisti i hotelit, E. H., 66 vjeç i cili pas ngjarjes e fshehu në një dhomë tjetër hoteli. Vijon të jetë end enë kërkim autori i plagosjes, Markeljan Beqiri.