Ishte në Tiranë gjatë mesjavës, Udinese me trajner të ri! Dështon marrëveshja me Edy Rejan

Ishte në Tiranë gjatë mesjavës, Udinese me trajner të ri! Dështon marrëveshja me Edy Rejan

Fabio Cannavaro

Fabio Cannavaro do jetë trajneri i ri i Udineses në Serie A. Kampioni i Botës me Italinë dhe Topi i Artë në 2006 rikthehet sërish në futbollin italian, këtë herë me objektivin e qartë për të shpëtuar friulanët nga rrëzimi në Serie B.

Vetëm disa ditë më parë 50-vjeçari ishte në Shqipëri ku zhvilloi një leksion me trajnerët vendas në Tiranë. Edhe pse u përfol Edy Reja si trajneri i ri i Udineses, palët nuk janë dakordësuar.

Nesër Cannavaro do prezantohet para ekipit, me detyrën që është për të mbijetuar. Në dispozicion janë pesë ndeshje dhe 18 minuta (ato me Romën pas ndeshjes së shtyrë) për të treguar se ish-mbrojtësi mund t'ia dalë edhe si trajner.

Al Ahli, Evergrande, Al Nassr, Quanjani, trajner i Kinës dhe Beneventos, këto janë ekipet ku Cannavaro ka drejtuar nga stoli.

Gjendja/ Bardhezinjtë po vuajnë në vendet e fundit dhe kërkojnë të shpëtojnë sezonin, me Cannavaron do zërë vendin e Gabriele Cioffi.

Udinese humbi dje me Veronën dhe mban vendin e 17-të, duke qenë me pikë të barabarta me Frosinonen e një vendi më poshtë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë