Një kërcënim me bombë ndaj një anijeje turistike me destinacion Izraelin shkaktoi një operacion sigurie në portin e ishullit grek të Sirosit, thanë autoritetet greke.

Anija “Crown Iris”, me flamur të Panamasë, pritej të lundronte drejt Haifës, me 940 pasagjerë dhe 597 anëtarë të ekuipazhit në bord, kur mbërriti kërcënimi.

Personeli i Rojës Bregdetare, i ndihmuar nga një qen i specializuar për zbulimin e eksplozivëve dhe një zhytës, kontrolloi anijen, ndërsa në vendngjarje u dislokua edhe një njësi speciale e Rojës Bregdetare.

Kontrollet paraprake nuk zbuluan asnjë bombë. Specialistë të Rojës Bregdetare do të kryejnë inspektime të mëtejshme, përpara se anija të rifillojë udhëtimin.

Sot Evropa është përballur me 7 kërcënime për bombë nëpër fluturime duke shkaktuar ndërprerje dhe vonesa në aeroporte, megjithëse nuk u zbulua asnjë lëndë shpërthyese.