Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet Saimir Gjepali, do ekstradohet në Itali! Kush është 34-vjeçari pjesë e grupit të Avdylajve që ndezën revoltën në burgun e 313

Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet Saimir Gjepali, do ekstradohet në Itali! Kush është 34-vjeçari pjesë e grupit të Avdylajve që ndezën revoltën në burgun e 313

Saimir Gjepali

TIRANË- Saimir Gjepali, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare si pjesë e grupit të Avdylajve, është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali. 48-vjeçariishte në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi gjykata e Milanos në Itali në vitin 2011 e ka dënuar me 24 vite e 2 muaj, për veprat penale "Pjesëmarrja në organizatë kriminale" dhe "Trafikimi i lëndëve narkotike". 

"Vijon puna për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.  Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 24 vjet e 2 muaj burg.   Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Saimir Gjepali, 48 vjeç, banues në Shijak, Durrës. Këtë shtetas, Gjykata e Milanos, Itali, me vendimin e datës 24.02.2011, e ka dënuar me 24 vjet e 2 muaj burg për veprat penale "Pjesëmarrja në organizatë kriminale" dhe "Trafikimi i lëndëve narkotike".   Në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane vijon puna për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë", njofton Policia. 

Gjepali, subjekt i OLF-së, ka qenë i arrestuar në 2018 në Shqipëri për laboratorin e heroinës në Has, e ndërsa ai ka qenë pjesë e grupit që ndezi revoltën në burgun 313 në maj të 2020.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:49
Sot u ekstradua në Itali, kush është Saimir Gjepali i arrestuar për laboratorin e drogës në Has, pjesë e grupit të Avdylajve që ndezën revoltën në burgun e 313

Saimir Gjepali u arrestua në tetor të 2018-ës së bashku me anëtarët e tjerë të grupit të Avdylajve, ku u goditën 4 grupe kriminale për laboratorin e heroinës në Has. Ai u bë protagonist pasi në 30 maj të vitit 2020 ishte pjesë e grupit që ndezën revoltën në burgun 313 në Tiranë, ku dhe vendosën policin me shpatulla pas tualetit. Ai ka qenë edhe subjekt i OFL-së.

Si ndodhi revolta në burg?
Gjithçka nisi nga qelia numër 5 në natën e 21 maj 2020 në ora 23.25 kur policët e burgjeve filloi kontrollin e qelive të burgut 313 ku ishin vendosur 4 anëtarët e grupit Avdyli dhe një italian, Giovani Di Cosimo, i cili ka qenë pacienti i parë me COVID brenda sistemit të burgjeve. Në qeli me atë ishin edhe Hajri Seferi, Astrit Avdyli, Altin Avdyli, Saimir Gjepali, ky i fundit sot i ekstraduar.

Nga kontrolli të paraburgosurve iu gjet një celular, pronësinë e të cilit, thotë raporti, askush nuk e pranoi duke e kundërshtuar. Sipas të paraburgosurve celularin mund ta kishte kaluar pastruesi.

Gjatë kohës së kontrollit, të paraburgosurit, po sipas dosjes, kanë kundërshtuar me forcë policinë. Momentet e tensionit kanë qenë të fortë dhe efektivët janë kërcënuar me jetë dhe ofenduar nga të paraburgosurit. Kundërshtimi  dhe dhuna janë dokumentuara nga pamje filmike të kamerave të brendshme të sigurisë.

Në dosje thuhet se në momentin që policët bllokuan derën e bankës brenda në dhomë që të mos hidheshin sendet e ndaluara dy të burgosur janë afruar me insistim për t'u futur në tualet duke u përplasur me policinë, madje 'kanë përplasur policin me shpinë pas derës së tualetit'.

 

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?