Ishte përjashtuar nga policia, Malko u punësua inspektor pyjesh, pas vrasjes ikën Kryeinspektori

TIRANE - Zbardhen detaje të reja për ish-policin Santiago Malko që u ekzekutua në datë 27 gusht në zonën e 'Xhamllikut' në Tiranë nga persona ende të paidentifikuar. Sipas Dosja.al Malko pas përjashtimit nga radhët e policisë së shtetit ka qenë pjesë e Inspektoratit të Mjedisit dhe Pyjeve. Lajmi konfirmohet nga të afërm të Malkos për Report Tv.  Ndërsa Shqiptarja.com mëson nga burime pranë ministrisë së Mjedisit se Kryeinspektori Armando Lamaj ka dhënë dorëheqjen nga posti pak ditë pas vrasjes së inspektorit. Në dorëheqje Lamaj argumenton se arsyet kanë qenë personale, por fakti që ka ardhur pas vrasjes së Malkos ngre dyshime.

Por kush ishte Santiago Malko dhe si u vra? Ai rezulton të ketë qenë mik i ngushtë dhe me Ervis Martinaj, biznesmenin e lojërave të fatit. Malko njihej në kartotekën kriminale të policisë si kontigjent kriminal dhe i përfshirë në disa ngjarje me armë në Tiranë. Përfshirja e fundit e tij në ngjarje, ka qenë në masakrën e 4 tetorit 2018, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj, Elio Hato dhe i vrarë Fabian Gaxha. Në atë periudhë, Santiago Malko, u shpall në kërkim policor por pas qetësimit të situatës, Malko u vetëdorëzua në polici ku dhe ka shpjeguar pozicionin e tij në këtë ngjarje. Në pamjet filmike që ka transmetuar Report Tv për këtë ngjarje Malko shfaqet me një kapele, teksa hyn në lokalin ku ndodhi përplasja. Ndërkohë ngjarja tjetër ku ai u përfshi në veprimtari kriminale ka ndodhur në prill të 2016 për një borxh me dy vëllezërit Edmond dhe Gentian Lashi, teksa më pas u përjashtua nga radhët e policisë së shtetit duke u punësuar në radhët e Inspektoratit të Pyjeve në Tiranë.

Kamerat e sigurisë të bizneseve në zonën e Porcelanit rindërtuan edhe një herë dinamikën e vrasjes së ish policit. Santiago Malkon e ndoqën dy mjete, ai që u gjend i djegur, tip Mercedez dhe një tjetër tip Golf me të cilin janë arratisur autorët. Ndërsa autorët janë përplasur me një bordurë teksa largoheshin ku mjeti i djegur kishte carë gomat. Për këtë ngarje policia ka si të dyshuar deri më tani dy persona me iniciale D.A dhe L.D, e ndërsa si pistë hetimi është ajo e hakmarrjes, si dhe konfliktet e mundshme të ish punonjësit të policisë, Santjago Malkos.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bixhoz Klosi: 06/09/2019 19:19

    Armando Lamaj hajdut dhe sekser ordiner i bichozciut Blendi Klosi.. po si eshte Klosi te leshon direkte sa te te dali pak emri.

    Përgjigju
  • Anonim: 06/09/2019 18:44

    Armando lamaj nje gjobaxhi ai duhet te ishte ne burg dhe jo kryeinspektor

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave