Ish-të përndjekurit ekspozitë në Tepelenë, Çika: Tepelenasit ishin bashkëvuajtës jo bashkë fajtorë

Materiale edhe dosje që dokumentojnë përndjekjen e strukturave të ish-sigurimit gjatë regjimit komunist në zonën e Tepelenës në Shqipëri është çelur në ambientet e Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Janë një seri dokumentacionesh, dosje hetimore gjyqësore të personave që janë përndjekur në këtë zonë, lista me përndjekje, regjistra përpunimi që tregojnë se si i përndiqte Sigurimi i Shtetit qytetarët e Tepelenës dhe formularë, që tregojnë se si sigurimi punonte me njerëzit asokohe.

Nuk mund të rrinim pa vënë në dukje se Tepelena ashtu si gjithë qytetet ka rezistuar ndaj totalitarizmit.

Drejtoresha Gentiana Sula

Këto dokumente sipas kryetarit të Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë, Nebil Çika tregojnë që tepelenasit nuk ishin bashkëfajtorë siç duan që t’i bëjnë autorët e krimeve të komunizmit, por bashkëvuajtës.

Ky është një rast i veçantë për Tepelenën që ka patur një debat të madh publik, politik dhe historik. Në mënyrë diabolike individë janë munduar të bëjnë bashkëfajtorë banorët e Tepelenës në atë që ka ndodhur në kampin e Tepelenës. Por ata s’janë bashkëfajtorë, atyre ua sollën në derë atë krim, s’është krim i tyre.

Nebil Çika, kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë

Tepelena ka heronjtë e vetë të luftës, të cilët gjithmonë do respektohen. Ka njerëzit e përndjekur nga diktatura, ka një kamp të tmerrshëm që s’ka lidhje me heronjtë që kanë dhënë jetën për atdheun në Tepelenë. Ky kamp dëshmon terrorizmin e diktaturës.

Studiuesi Sadik Bejko

Janë vrarë fëmijë. Po bëhet propagandë nga komunistët për të fashitur dëmin që kanë bërë në Tepelenë.

Uran Kostreci, ish i burgosur

Data 23 gusht është Dita Evropiane e Përkujtimit të Viktimave Naziste-Leniniste. Në kuadër të ngritjes së memorialit të kampit të punës së detyruar në Tepelenë kjo datë do të përkujtohet edhe në Tepelenë.

Ekspozita mund që të vizitohet nga të gjithë, ndërsa materialet janë në dispozicion të të interesuarve, studiuesve dhe kërkuesve shkencorë, ish-të përndjekurve politikë gjatë regjimit komunist dhe familjarëve të tyre, si dhe organizatave të shoqërisë civile që studiojnë të kaluarën komuniste në Shqipëri.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën