Ndahet nga jeta publicisti Nebil Çika, ish kreu i të përndjekurve politikë

Ndahet nga jeta publicisti Nebil Çika, ish kreu i të përndjekurve politikë

Nebil Çika

Gazetari dhe publicisti i njohur Nebil Çika është ndarë nga jeta. Prej vitesh ka mbajtur postin e ish kreu i të përndjekurve politikë. Çika u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare ndërsa nuk dihen ende arsyet. 

Për ndarjen e papritur nga jeta të 58-vjeçarit ka pasur shumë reagime nga miqtë dhe kolegët e tij që shprehën ngushëllime për familjen. Mes tyre edhe Roland Bejko, i cili zbuloi bisedën e fundit duke thënë se humbi bashkëpunëtorin e çmuar si dhe Lulzim Basha, i cili shkroi se  me Nevbil Çikën, Shqipëria humbi një antikomunist, ia kushtoi jetën shkrimit me vërtetësi të historisë dhe realitetit politik.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, bë e ditur se në orën 14:00 se pas homazheve, trupi i pajetë përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Tufinës.

Nebil Çika i përkiste një familje të njohur patriote dhe intelektuale nga Borshi i Bregut. I përndjekur familjarisht gjatë regjimit komunist, Nebil Çika ka qenë gazetar që prej fillimeve të viteve 90-a. Vitet e fundit ai drejtonte organizatën e ish-të përndjekurve politikë. Në fillim si reporter i kronikës e më pas gazetar politik dhe botues i gazetës "Minerva".

Ai ka qenë përkrahës i PD-së dhe mbronte idenë e një force politike të distancuar nga Sali Berisha. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:05
Ndarja nga jeta e Nebil Çikës, Basha: Shqipëria humbi sot një antikomunist, ia kushtoi jetën shkrimit me vërtetësi të historisë dhe realitetit politik

Ish-kreu i PD, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet familjes për ndarjen nga jeta të publicistit Nebil Çika. Basha shkruan se Shqipëria humbi sot një atdhetar të mirë, një antikomunist të pakompromistë dhe një njeri që ia kushtoi jetën shkrimit me vërtetësi të historisë dhe realitetit politik.

“Me hidhërim të thellë mora lajmin për largimin e parakohshëm nga jeta të njeriut të letrave, gazetarit dhe publicistit të njohur Nebil Çika. I shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij, djemve dhe bashkëshortes për këtë humbje të pazëvendësueshme. Nebilin do ta kujtojmë përherë si zotërinë e nderuar, pasardhës të një familjeje patriote dhe të persekutuar gjatë diktaturës, gazetarin që pasqyroi me vërtetësi kalvarin e persekutimit komunist dhe që deri ditën e fundit mbrojti me dinjitet besimin dhe idetë që nuk i ndërroi kurrë. Shqipëria humbi sot një atdhetar të mirë, një antikomunist të pakompromistë dhe një njeri që çdo ditë të jetës ja kushtoi shkrimit me vërtetësi të historisë dhe realitetit politik. U prehtë në paqe”, shkruan Basha.

Ora 08:49
Roland Bejko zbulon bisedën e fundit me Nebil Çikën: Shaka e madhe? Kaq është jeta! Humba bashkëpunëtorin e çmuar

1679916484_800060fc4eef9051e.jpg

Roland Bejko, kandidati i PD për bashkinë Tiranë në zgjedhjet vendore ka zbuluar bisedën e fundit me publicistin Nebil Çika, i cili u nda nga jeta mëngjesin e së enjtes.

"E mërkurë.

Ora 17 55

-Fole?-Më pyet Nebili në Whatsapp.

Ora 17 57

- Fola, e lamë të takohemi prapë nesër, i thash.

Ora 18 16

-Ok,- më përgjigjet Nebili.

Stop!

Ky është komunikimi i fundit në këtë jetë me Nebil Çikën.

E enjte

Sa hap sytë në mëngjes, kap celularin dhe lexoj lajmin e familjarëve të tij, se qysh prej disa orëve më parë, Nebili, nuk është më në këtë jetë.

Kaq është jeta!

Shaka e madhe?

Të dashur miq.

Sot unë humba mikun dhe bashkëpuntorin tim të çmuar, aktivistin dhe publicistin e talentuar, antikomunistin dhe demokratin e vendosur, Nebil Çika. Familja, humbi njeriun e saj të dashur, shoqëria, mikun e vet të mirë, ish të përndjekurit politikë të diktaturës, avokatin e zjarrtë të kauzës së tyre, publicistika shqiptare, humbi një nga penat më të spikatura të saj këto 30 vitet e fundit.

Shumë plane, ëndra, synime, projekte librash, përmbushje kauzash të keqpërdorura mbetën në mes me humbjen e Nebilit.

Prehu në paqe vëlla!

Ngushëllime familjes, djemve dhe bashkëshortes për humbjen e tyre të madhe!

I përjetshëm kujtimi i Nebilit, këtij luftëtari të pa epur të çështjeve të mëdha të këtij vendi", shkruan Bejko.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 13/04/2023 08:30

    Ngushellime familjes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike