Këshilli i Ministrave kë bërë dje, në mbledhjen e radhës, disa ndryshime në vendimin nr.419, datë 14.4.2011, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, që ka të bëjë me mënyrën e pagesës së kësteve të dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit që janë gjallë apo trashëgimtarët e tyre.
Sips ndryshimeve të bëra në VKM, qeveria ka vendosur që, në bazë të buxhetit vjetor të vënë në dispozicion, fondi i dëmshpërblimit të ish-të dënuarve politikë nga regjimi komunist këtej e tutje do të ndahet në mënyrë proporcionale për të gjithë përfituesit. Pra, të gjithë përfituesit do të marrin të njejtën shumë. Por kjo masë merret vetëm në ato raste kur plotësohet kushti që kësti i dëmshpërblimit të mos jetë më i madh se një milion lekë. Po në Vendimin e djethëm është shfuqizuar pika 2 e VKM-së së vitit 2011, ku përcaktohej se “në çdo rast, vlera e këstit të dëmshpërblimit është jo më e vogël se 100.000 lekë dhe jo më e madhe se 1.000.000 lekë”.
Në ndryshim nga rregulli i deritanishëm, qeveria vendos që, për të gjitha subjektet përfituese parësore, kur vlera totale e dëmshpërblimit është mbi tetë milionë lekë, do të vijohet me pagesën e këstit pasardhës deri në shpërndarjen e plotë të shumës së miratuar. Në rast se vlera totale e miratuar për të gjithë përfituesit është deri në 1.000.000 lekë, shpërndarja e dëmshpërblimit do të kryhet me një këst të vetëm, pavarësisht fazës në të cilën ndodhet shpërndarja e dëmshpërblimit.
Dhe, më tej, “Me kryerjen e pagesës së dëmshpërblimit për të gjithë përfituesit, brenda këstit më të ulët fillon pagesa e këstit pasardhës. Ky mekanizëm përsëritet deri në shpërndarjen e plotë të shumës së dëmshpërblimit. Ky vendim do të hyjë në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Ndërkohë, mMinistria e Financave ka publkuar listën e katërt me emrat e trashëgimtarëve të ish-të përndjekurve politikë nga regjimi komunist, që kanë afat tre muaj për të sjellë dokumentat që u mungojnë, në mënyrë që të realizohet marrja e këstit të tretë të dëmshpërblimit të parashikuar nga ligji për ta.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.4%
-
Jo
48.4%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7948
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore! 500 subjekte që investojnë përjashtohen nga 4 taksa për 10 vite
9 Janar, 22:19
-
VKM/ Qeveria unifikon shpërblimet për Policinë e Shtetit, masa deri në 3 rroga! Tagrin e ka Proda, ja 8 kriteret se si përfitohet
9 Janar, 21:17
-
Kanabisi mjekësor, Qeveria përcakton kriteret e kultivimit: Parcela, me mure 4 metra të lartë e sinjale alarmi në polici! Serverat e kamerave monitoruese në BE
9 Janar, 20:45
-
Qeveria miraton bonusin e ri për pensionistët 5- 10 mijë lekë, kalon dhe 'Paketa e Maleve'! Zgjatet deri më 2028 afati për kompensimin e ish pronarëve
9 Janar, 13:04
-
Hekurudha Tiranë-Durrës/ Qeveria kërkon tjetër kredi 40 mln €: 8 stacione me vlerë 10.5 mln euro, u rritën kostot e ndërtimit
6 Janar, 18:59
-
Viti i Ri/ Qeveria cakton 3 janarin ditë pushimi! Administrata shtetërore e nis Vitin e Ri me 5 ditë pushim
30 Dhjetor 2024, 21:04
-
Mblidhet Këshilli i Ministrave, miraton ndryshimet në buxhet! Miratohet fondi për voton e diasporës e bonusi i pranverës për pensionistët
19 Dhjetor 2024, 21:42
-
VENDIMI/ Qeveria ngre Zyrën e Administrimit të Parkut Kombëtar të ‘Lumit të Vjosës’! Drejtor, administratë, logo dhe stemë! Selia në Tepelenë
13 Dhjetor 2024, 22:17
-
Rama: 164 mijë persona me aftësi të kufizuara do të mbështeten nga buxheti 2025, program dhe mbështetje sociale
6 Dhjetor 2024, 12:20
-
Eduard Zaloshnja: Tkurrje dramatike e segmentit të ish-të përndjekurve në elektoratin e PD-së së Berishës
5 Dhjetor 2024, 15:09
-
Qeveria cakton shpërblimet për gardistët: Deri në tre paga plus për ata që shpëtojnë jetën e zyrtarëve të lartë! Deri në 1 mln lekë kompensim në raste dëmtimi të pronës së tyre për shkak të detyrës
4 Dhjetor 2024, 19:07
-
Vendimet e Qeverisë, Ismail Shehu lirohet nga detyra e anëtarit të Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e zëvendëson Eduard Ahmeti
4 Dhjetor 2024, 18:42