Një grua pushohet nga puna për arsyen se ishte tërheqëse dhe e bukur. Është ajo çka i ka ndodhur në vitin 2010 Melissa Nelson nga punëdhënësi i saj.

Sipas tij ajo nuk mund të vazhdonte të punonte për të, pasi ishte e aq tërheqëse sa martesa e tij rrezikonte të përfundonte, nëse ajo nuk largohej.

Pasi gjykata e ka shqyrtuar këtë rast i ka dhënë të drejtë punëdhënësit, duke mos e marrë parasysh kërkesën e saj si e diskriminuar për shkak të gjinisë.

Sipas gjykatësve ky vendim është një fitore për vlerat e familjes, duke qenë se znj. Nelson u pushua nga puna për të shpëtuar një martesë dhe nuk ka kurrfarë diskriminimi për gjininë femërore.

(xh.k/shqiptarja.com)