Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) pranë Bashkisë Sarandë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, ka ekzekutuar ditën e sotme vendimin për prishjen e një objekti me konstruksion druri, i cili ishte vendosur pa leje në një sipërfaqe toke publike në zonën e Ksamilit.

Sipas verifikimeve të kryera nga strukturat përgjegjëse, objekti ishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme gjatë orëve të natës.

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Sarandë bën me dije se po vijon monitorimin e vazhdueshëm të territorit, me qëllim parandalimin dhe evidentimin në kohë të ndërtimeve pa leje, në zbatim të legjislacionit në fuqi.

Ky aksion vjen në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike në vend.