Krimi në Shkup/ 14 vjeçarja dhe 74 vjeçari s'njiheshin me njëri tjetrin! Dëshmia tronditëse e vajzës së berberit: 'Babain tim e kanë gjetur të varrosur

Krimi në Shkup/ 14 vjeçarja dhe 74 vjeçari s'njiheshin me njëri tjetrin! Dëshmia tronditëse e vajzës së berberit: 'Babain tim e kanë gjetur të varrosur

1701645344_vanjagjorgjievskapanezhezhovski.png

Foto: Pançe Zhezhovski dhe Vanja Gjorçevska

Vajza 14 vjeçare, Vanja Gjorçevska, dhe berberi nga Velesi, Pançe Zhezhovski (74) nuk njiheshin. E konfirmon vajza e berberit të moshuar gjatë një interviste për median në Maqedoninë e Veriut.

Në një bisedë telefonike, për “Focus” vajza e tij Makedonka pohoi se as ajo dhe as askush nga familja e saj nuk e njihte Vanjën apo dikë në familjen e saj.

“As babai im dhe asnjëri prej nesh nuk e njihnin personalisht vajzën. Unë jam në stacion policor, nuk di ende asgjë, përveç se babain e kanë gjetur të vdekur, të varrosur. Është hera e parë që dëgjoj nga ju, nga gazetarët, se motivi i vrasjes ishte përfitim interesi. Nuk e kam lexuar njoftimin e MPB-së, por mund të them që babai im nuk ka qenë kurrë pasanik, ndaj nuk e di se çfarë do të thotë termi përfitim interesi. Unë jam në stacion, nuk mund të them asgjë më shumë, sepse nuk kam as detaje – tha e bija.


Lajmi kryesor:

Ishte zhukur prej 7 ditësh, gjendet e vrarë 14-vjeçarja në Maqedoninë e Veriut! U gjet i vrarë dhe i moshuari i zhdukur prej 24 nëntorit


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)