SIRI- Militantët e shtetit islamik kanë hyrë në Kobane, qytetin kyç të kufirit Siri-Turqi duke marrë kontrollin e tre zonave, pas luftimeve me mbrojtësit sirianë kurdë. Terroristët e ISIS depërtuan në rajonin lindor që një ditë më parë, duke ngritur flamurin e tyre të zi mbi ndërtesa dhe në kodër. Kjo ka bërë që rreth 2 mijë civilë të largohen për në kufurin turk.
Kjo u paralajmërua edhe më parë nga një zyrtar lokal i Kobane, i cili tha se shumë shpejt qyteti do të bjerë në duart e ekstremistëve. Ai konfirmoi se ISIS kishte nën kontroll Mistenur, kodrën strategjike të qytetit, dhe se qyteti ishte tashmë i rrethuar nga të trija anët.
Nga ana tjetër, ka patur disa sulme ajrore amerikane të cilët thonë se kanë shkatërruar dy pozicione lufte në jug të Kobane. Përfaqësues të qeverisë rajonale kurde i kërkuan Turqisë të ndërmarrë veprime në mbështetje të banorëve të Kobane.
Kurdët turq dhe refugjatët janë përleshur me forcat kurde të sigurimit në kufi në dy ditët e fundit. Ata janë të zemëruar për shkak të mosvperimit të Turqisë në muajt e fundit si dhe refuzimin e saj për t’i lejuar ata të kalojnë në Siri për të luftuar. Avancimi i ISIS drejt qytetit kufitar me Turqinë ndodhi një ditë pasi kryeministri turk u zotua se do të bëjë gjithçka për të mos lënë këtë qytet të bjerë në duart e militantëve.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com