ISIS tashmë kërcënon Rusinë për lidhjet që ka me Sirinë e Assadit dhe premton se do të lirojë Çeçeninë dhe gjithë Kaukazin. Presidenti i Rusisë Vladmir Putin është kërcënuar për lidhjet e të ngushta me Presidentin e Sirisë Bashar al-Assad.
Në videon e transmetuar Tv Al-Arabiya shfaqet një anëtar i ISIS i ulur në një avion luftarak rus të kapur nga ana tyre në provincën e Sirisë në Rakka dhe disa ekstremistë të tjerë.
Njëri prej tyre paralajmëron Putin se froni i tij është në rrezik dhe do të shembet.
“Ky mesazh të drejtohet ty, Vladimir Putin. Këta janë avionët e tu që ia dërgove Assadit dhe me ndihmën e Allahut ne do t’i kthejmë pas te ty. Mbaje mend këtë. Dhe me lejen e Allahut do të çlirojmë Çeçeninë dhe gjithë Kaukazin.
Shteti Islamik ekziston dhe do të vijojë të ekzistojë dhe do të shpërhapet me ndihmën e Allahut. Froni yt po tronditet është në rrezik dhe do të shembet kur ne do të të kapim. Ne jemi rrugës me lejen e Allahut.

Videoja kërcënuese shfaqet me titra në rusisht, por edhe zëri i folësit rus mund të dëgjohet gjithashtu.
Paralajmërimi kërcënues i dorëzuar nga anëtarë të grupit terrorist, i vendos krerët e Kremlinit në të njëjtin pozicion si vendet perëndimore duke u ruajtur nga myslimanët ekstremistë. Por në të njëjtën kohë ata qëndrojnë të distancuar nga SHBA dhe Europa duke krijuar krizën më të keqe prej Luftës së Ftohtë.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA