Ekstremistët e ISIS vazhdojnë masakrat ndaj komunitetit Jazidi në Irakun e Veriut. Rreth 80 burra raportohen të jenë vrarë dhe 100 gra e fëmijë janë rrëmbyer nga një fshat verior pranë Mosulit. Militantët i kishin kërcënuar njerëzit për t’u kthyer në besimin islam, ose në të kundërt do të përballeshin me vdekjen. Një zyrtar i komunitetit Jazidi tha se skenari i vrasjeve ndodhi në hapësirën e një ore.

Mizoritë e grupit ISIS kundër myslimanëve jo-sunitë kanë tronditur komunitetin ndërkombëtar. Një oficer i Komandës Qendrore të SHBA tha se tani nuk do të ketë më paralajmërime se kur do të kryhen bombardime ajrore; ata synojnë t’i kapin forcat e ISIS të papërgatitura përballë sulmeve të tyre. Sulmet e ISIS kanë shpërngulur nga shtëpitë 1 milion kristianë.