ISLAMABAD - Pakistani njoftoi sot se ka përfunduar një test të ri të raketave bërthamore me rreze te mesme veprimi, vetëm një javë pas bisedimeve të para të nivelit të lartë prej gati një viti me rivalen e tij të përjetshme, Indinë.
"Testi i raketës 'Saheen III' me rreze 2 750 kilometra kishte per qëllim të vlerësonte parametrat teknike të saj", u shpreh ushtria në një komunikatë.
India dhe Pakistani, të cilat kanë bërë tre herë luftë me njëra-tjetren që nga pavaresia e tyre në vitin 1947, kanë kryer rregullisht teste te raketave që kur kanë arritur të posedojnë armë bërthamore në fund te viteve '90.
Ne janar, India kryeu një test të raketës "Agni V".
Testi i ri i Pakistanit erdhi nje jave pas vizitës në Islamabad të numrit dy të diplomacisë indiane, Subrahmanyan Jaishankar, për bisedimet e para të nivelit të lartë që nga muaji maj mes dy rivalëve që përplasen për të kontrolluar rajonin strategjik të Kashmirit./ATSH/
/Shqiptarja.com