REIKJAVIK - Islanda tërhoqi kërkesën e saj të bërë 6 vjet më parë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ky vendim i marrë nga qeveria u zyrtarizua pasi Ministri i Jashtëm islandez Gunnar Sveinsson, i dorëzoi një letër ministrit të jashtëm të Lituanisë dhe i cili kryeson Presidencën e BE-së Edgars Rinkevics.
 
Në një deklaratë nga Ministria e jashtme Islandeze theksohet se "Qeveria, tashmë nuk e shikon më Islandën si një vend kandidat dhe që këtej e tutje kërkon nga BE të veprojë në përputhje me këtë vendim. Krahas kësaj politika e re ka bërë të pavlefshëm angazhimet e dhëna nga qeveria e mëparshme në bisedimet e pranimit në BE".
 
Islanda aplikoi për anëtarësim në BE me 16 korrik 2009 por në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në vitin 2013 pas ardhjes në pushtet të partive të djathta Partia e Pavarësisë dhe Partia Progresive të cilat janë kundër anëtarësimit në BE ndryshoi gjithçka. Ku dhe pas pezullimit të këtij procesi nga Islanda më 13 shtator 2013 pavarsisht përpjekjeve të Brukselit për ndryshimin e këtij vendimi nuk pati rezultat.
 
Islanda e cila është e përfshirë në Unionin Evropian të Tregtisë së Lirë, në Zonën Ekonomike Evropiane dhe në zonën e Schengen mosmarrëveshjen më të madhe në bisedimet e BE-së e ka patur në çështjen e peshkimit. Autoritetet e BE duke akuzuar Islandën për gjueti të tepruar kërkonin që të vendosnin kuota strikte ndërsa Islanda mbronte idenë se ishte me profesionale se BE-ja në fushën e peshkimit.
 
Islanda një shtet ishull me 320 mijë banorë ishte me rëndësi të madhe në aspektin e strategjisë së polit të BE-së.



 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)