Në ditën kombëtare të fëmijëve jetimë, njeriu i madh i letrave shqipe Ismail Kadare së bashku me bashkëshorten e tij Helena organizuan një takim miqësor me një grup fëmijësh jetimë të apasionuar pas veprave të shkrimtarit të madh. Në këtë takim fëmijët shfaqën interes jo vetëm për veprat e shumta të Kadaresë, por edhe për jetën personale. Një nga kuriozitetet që ata kishin ishte dhe njohja e shkrimtarit me bashkëshorten e tij, Helenën.
“Në Moskë vinin gazetat e vendeve aleate, vinin edhe gazetat shqiptare, ndër to unë pashë një tregim të një vajze që quhej Helena. Unë i bëra një letër Helenës, të shkurtër për tregimin, ku i thoja që e lexova dhe u impresionova nga tregimi jot dhe Helena bëri një përgjigje 10 herë më të gjatë se ajo ishte adoleshente, ishte 10 herë më e vogel se unë. Kur erdha unë në Shqipëri pata rastin ta takoja. Ishte e thjeshtë dhe jo e thjeshtë, e zakonshme dhe jo fort e zakonshme”, tha Kadare.
Ndër të tjera, shkrimtari Kadare tregoi dhe disa nga ngjarjet që ka përjetuar në kohën e komunizmit, duke u shprehur se të bëje letërsi në atë kohë ka qenë e vështirë. Për të, ngjarjet e asaj periudhe kanë qenë dramatike.
“Epoka e socializmit, kur ju ende nuk kishit lindur ka pasur ngjarje të forta dhe dramatike, të dhimbshme. Aëherë ishte parulla që populli është i lumtur dhe ne duhet të përshkruanim lumturinë. Lumturia në letërsi është një gjë shumë e mërzitshme ta shkruash, është shumë mirë ta kesh, ta shijosh por të ulesh të shkruash dicka, dhe ju pot a provoni nuk është shumë tërheqëse. Tërheqëse, shpesh për fatin e keq për artin janë gjërat dramatike", u shpreh Kadare.
Të entuziazmuar nga historitë e rrëfyera, fëmijët nuk u larguan pa marrë dhe një shënim në librat e shkrimtarit që mbanin në duar.
/a.m./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4345
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
89-vjetori i lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, Begaj: Krenarë për vendin që ka zënë në panteonin e letërsisë dhe kulturës botërore
28 Janar, 08:44
-
Dëshmia e oficerit të shërbimit: Në shtëpinë e Mehmet Shehut bëhej jetë e degjeneruar, aty vinin Ismail dhe Elena Kadare, aktorët Lako e Ljarja, kurse femrat…
25 Janar, 20:41
-
Speciale/ ‘Ritakimi’ me Ismail Kadarenë në shtëpinë-studio-muze! Biblioteka dhe dorëshkrimet e kolosit të letërsisë shqipe
25 Janar, 15:58
-
Dëshmia e bujshme në hetuesi e oficerit të shoqërimit: Fëmijët e Mehmet Shehut ishin të shthurur e liberalë, në orën 03:00 të natës shkonin...!
20 Janar, 19:59
-
Ekspozohen dorëshkrime të panjohura të Ismail Kadaresë! Mes letërkëmbimeve, dhe ato me Gunter Grass e Michel Piccoli
8 Janar, 11:27
-
Spahiu: Dy ngjarjet e zeza në 2024 ishin marrëveshja PS-PD dhe vdekja e Ismail Kadaresë
30 Dhjetor 2024, 21:16
-
‘Kumti letrar i Ismail Kadaresë’, ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca (VIDEO)
27 Dhjetor 2024, 21:58
-
Fëmijët jetim në prag të festave të fundvitit
23 Dhjetor 2024, 11:07
-
Fjalët e reja që i shtohen Fjalorit të Gjuhës Shqipe! Shtesa edhe nga veprat e Ismail Kadaresë, Camajt dhe Hamitit
23 Nëntor 2024, 12:11
-
Dita e Alfabetit/ Arkivat ekspozojnë 'Dorëshkrimet e Kadaresë' në Shkup
22 Nëntor 2024, 14:52
-
Intervista për Report Tv/ Libri me tregime, Helena Kadare rikthehet si shkrimtare: E shkruara për mua është si terapi pas humbjes së Ismailit
15 Nëntor 2024, 15:33
-
Ekspozohen për herë të parë dorëshkrimet e Kadaresë, 44 488 faqe shpalosen në Bibliotekën e Kryeministrisë! Krijime që prej moshën 11-vjeçare
15 Nëntor 2024, 09:40