Ismail Kadare nderohet me titullin ‘Kalorës i madh i urdhrit të Pleiadës’, i dorëzohet bashkëshortes Helena

Ismail Kadare nderohet me titullin ‘Kalorës i madh i urdhrit të Pleiadës’, i dorëzohet bashkëshortes Helena

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe bashkëshortja e Ismail Kadaresë, Helena Kadare

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare u vlerësua me titullin “Kalorës i Madh i Urdhrit të Pleiadës, i Frankofonisë dhe i Dialogut midis Kulturave” nga Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë.  Ky titull iu dorëzua bashkëshortes së tij, Helena Kadare e cila u shpreh e lumtur për këtë moment kaq të rëndësishëm.

“Zonja dhe zotërinj të frankofonisë, jam shumë e nderuar që ndodhem këtu mes jush. Vij këtu në vend të bashkëshortit tim Ismail Kadare që në këtë moment është i lodhur. Ne të dy së bashku jemi izoluar në breg të detit për shkak të pandemisë dhe kjo gjendje nuk e lejoi të vinte sot këtu. Ai do të ishte shumë i lumtur po të ishte sot këtu në një moment kaq të rëndësishëm. Faleminderit dhe nga ana ime për këtë dekoratë, për këtë nder që i bëni ju Ismail Kadaresë”, tha Helena Kadare

Asambleja Rajonale e Frankofonisë për Evropën u mblodh sot në sallën e Kuvendit të Shqipërisë ku të pranishëm ishin dhe kryetarja Lindita Nikolla, Kryebashkiaku Erion Veliaj si dhe zv. ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Megi Fino.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë