Disa ditë pas përdorimit të vaksinës kundër gripit nga prodhuesit farmaceutikë Novartis në Itali është rritur në 11 numri i të vdekurve, që dyshohet të kenë vdekur nga kjo vaksinë. Tre persona humbën jetën në kohë të shkurtër pasi iu injektua vaksina me emrin “Fluad”.
Aktualisht po hetohet nëse rastet e vdekjes janë shkaktuar nga efektet anësore të vaksinës apo nga një shkak tjetër. Agjencia e Farmacisëve Italianë ka vendosur përdorimin e vaksinës ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion një linjë emergjente ku mund të merret informacion me rastet e dyshimta.
Në lajmet e raportuara në mediat italiane theksohet se vaksinat e prodhuara nga kompania zvicerane në fabrikën e saj në Siena janë të rrezikuar afërsisht 60 mijë persona në Toskanë. Ndërkaq, prokuroritë e Sienas dhe Prato-s kanë hapur hetime në lidhje me rastet e vdekjeve në këto qytete. Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Konsumatorit ka bërë kërkesë në prokurori që të nxjerrë paralajmërim për ndalimin e fushatës për vaksinim nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndërsa kompania zvicerane në deklaratën e saj ka theksuar se nuk ka asnjë dëshmi që të përcaktojë se vdekjet kanë ardhur si pasojë e “Fluad” duke shtuar se vaksina përdoret që nga viti 1997.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com