Një 19 vjecar shqiptar me inicialet K.E i cili ishte i shtruar në një qendër mendore në Itali ka plagosur me thikë dhe më pas ka përdhunuar një infermiere punonjëse në residencë.

I riu akuzohet për dhunë seksuale, rrëmbim personi dhe për armëmbajtje. I riu tashmë  është ndaluar nga policia e rajonit Avezzano.

 Një natë më parë 19 vjecari  rrëmbeu dy infermieret duke i detyruar të hipnin në makinën e njërës prej tyre.

Burimet policore bëjnë me dije se pasi la të lirë njërën nga infermieret, ai  sulmoi vajzën tjetër duke e plagousr me thikë dhe më pas e ka përdhunuar. Edhe pse e lënduar ajo arriti të arratisej duke kërkuar ndihmë në shtëpitë që ndodheshin rrotull.

Pas kësaj ngjarjeje 19 vjecari u arratis, por pas një aksidenti venosi të kthehej të shtëpia e të atit në Avezzano ku dhe më pas u gjet nga policia.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)