Itali, 4 shqiptarë në gjyq për trafik
ndërkombëtar të kokainës, emrat

Nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të kokainës 4 shqiptarë kanë dalë parë gjykatës në Itali. Për bandën me 17 të pandehur janë kërkuar 169 vite burg.

Shqiptarët janë Dritan Pane, 38-vjeç për të cilin janë kërkuar 9 vite burg, Riza Baco, 38 vjeç, Aldo Gorgaj, 38 vjeç, Elton Zotaj, 36 vjeç.
 
Sipas mediave italiane grupi i shqiptareve merrej kryesisht me administrimin e drogës që qarkullonte kjo organizatë, duke bërë shpërndarjen në territore brenda dhe jashtë Italisë.
 
Organizata ndërkombëtare e trafikut të drogës, e cila përbëhej nga kolumbianë, shqiptarë dhe italianë, u shkatërrua në korrik të 2015, në kuadër të operacionit të koduar “Overing”, ku u arrestuan më shumë se 40 persona.

Sipas mediave italiane, gjatë operacioneve u sekuestruan mbi 600 kg kokainë, ndërsa një “rafineri” për përpunimin e kokainës ishte ndërtuar në Vibo Valentia.

itali

itali

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan

Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan