/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Italia dhe Anglia e kanë mbyllur në paqe betejën e tyre në "Juventus Stadio". Miqësorja e cila u dyluftua përgjatë 90-të minutave dhurojë gjithçka, gola, kartona, dëmtime dhe spektakël.
Të kaltërit mbizotëruan në 45 minutat e para, teksa në përfaqësuesja e tre luanëve gjatë pjesës së dytë, duke nxjerrë një barazim të merituar në fund të lojës. Italia ka nisur mjaft mirë lojën.
Djemtë e Antonio Kontes, që në miutat e para tentuan të zaptonin çdo hapësirë të katërkëndëshit të gjelbër, duke krijuar kështu epërsi ndaj kundërshtarit. Djemtë e  Roy Hodgson reaguan, duke gjetur dhe traversën përmes Wayne Rooney, por vetëm kaq.  Pelle shtangu anglezët.
Në minutën e 29', 29-vjeçari Pelle fluturoi mbi të gjithë dhe devijoi krosin e Bonuçit në rrjetën e portës së mbrojtur nga Hart.
Ky ishte goli i dytë i Pelles në tre ndeshje të luajtura me Italinë. Bomberi i Southamptonit po kënaq pritshmëritë e Contes dhe nëse vijon kështu mund të fitoi një fanellë për në finalet e Europianit "Francë 2016".
15 minutat e fundit të pjesës së parë ishin një vuajtje e vazhdueshme për Italinë, që bëri atë që historikisht ka bërë më mirë, mbrojtjen.
Teksa Anglia u rrek të gjente hapësira në mbrojtjen e kaltër, por që Bonuçi-Chiellini dhe Ranochia nuk i dhanë këtë mundësi, duke e mbyllur pjesën e parë në favor të vendasve.
Pjesa e dytë nisi me "miqtë" në sulm. Rooney ende pa mbaruar minuta e parë e fraksionit të dytë tentoi të lëshonte një predhë nga hyrja e zonës, por Bonuçi ndërpreu shpejtësinë e topit, që përfundoi në duart e Buffon.
Në minutën e katërt Eder kombinon mjaft mirë me Darmian dhe gjëndet i vetëm përball Hart, ky i fundit ja del të ndalojë topin, që kthehet në këmbët e Pelles, por ky i fundit nxitohe dhe topi përfundon në rivënje fundore.
Në minutën e shtatë bonberi i Tottenham gjëndet në hyrje të zonës dhe godet menëjherë, por topi devijohet në këndore. Kjo e fundit neutralizohet me vështirësi nga të kaltërit. Loja vijon të luhet në mesfushë dhe Anglia duket sërish në portën e Buffon në minutën e 28', kur Rooney fare pranë Buffon bënë më të vështirën.
Gjatë lojës të dy teknikët bënë  më shumë se tre zëvendësime për të provuar të gjithë lojtarët në dispozicion. Pikërisht dhe një nga zëvendësimet i jep të drejtë Hodgsonit ti gëzohet barazimit në minutën e 34' përmes Townsend, i cili lëshoi një predhë nga jashtë zone me të djathtën e tij, duke gjunjëzuar Buffon. Ishullorët vijojnë në sulm dhe bomeberi i United, Rooney godet nga jashtë zonës, por sfera përfundon mbi tranversë. Pas kësaj beteja është fokusuar në mesfushë dhe rastet ishin më të pakta dhe në përfundim të tre minutave shtesë gjyqtari i takimit vërshëlleu fundin e lojës.