Itali, arratisja e 3 shqiptarëve,
hetohet një agjent brenda burgut

Itali, arratisja e 3 shqiptarëve,<br />hetohet një agjent brenda burgut
ITALI - "Janë të rrezikshëm dhe të gatshëm për gjithçka dhe me shumë mundësi kanë bashkëpunëtorë që i ndihmojnë”. Kështu shkruajnë mediat italiane për tre shqiptarët e arratisur me çarçaf nga burgu i Rebibbia-s, natën mes të mërkurës dhe të enjtes, kur Italia u trondit nga një tërmet.

Pas publikimit të fotografive të shqiptarëve në media, hetuesit kanë marrë shumë sinjalizime nga qytetarët dhe janë duke verifikuar vërtetësinë e tyre.
Hetimet për arratisjen e shqiptarëve po drejtohen nga prokurorja Nadia Plastilina. Sipas hetuesve, ekzistojnë dyshime të forta se shqiptarët mund të jenë ndihmuar nga një agjent i burgut, për të vënë në jetë planin e tyre të arratisjes.

Të tre shqiptarët kanë një 'CV' të pasur kriminale. Tesi Basho, 35 vjeç është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi ka vrarë një çift rumun, pas një grindjeje për motive të dobëta. Ilir Pere dhe Mikel Hasanbelli janë dënuar për trafikim droge dhe shfrytëzim prostitucioni.

(shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Kërcënonte se do të vriste Donald Trump, arrestohet një person në Arizona, vizitoi tubimin elektoral në gusht

SHBA/ Kërcënonte se do të vriste Donald Trump, arrestohet një person në Arizona, vizitoi tubimin elektoral në gusht