Janë arrestuar në Itali dy shqiptarë, anëtarë të një bande që akuzohet për 48 grabitje në disa qytete në kohët e fundit.
 
Dy shqiptarët e arrestuar janë X. E. 31 vjeç dhe X. A.  27 vjeç, ndërsa grabitjet i kishin kryer në Cuneo, Aosta, Torino dhe në Imperia.
 
Ditë më parë 15 anëtarë të bandës janë arrestuar nga policia italiane, por dy të fundit që u arrestuan njiheshin si drejtuesit.
 
Ishte arrestimi i 15 anëtarëve të parë, që solli edhe prangosjen e dy të fundit gjatë ditës së djeshme.
 
Vlera e sendeve të grabitura nga shqiptarët sipas mediave italiane arrin në mijëra euro. 


dy.b/shqiptarja.com