Dy shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë italiane pasi u kapën me 4.3 kg heroinë si edhe një sasi droge prej 100 gr e llojit kokainë. Të arrestuarit janë Viktor Shkurti 35 vjeç dhe Ardit Milaqi 20 vjeç. Shqiptarët u arrestuan në banesën e tyre në Parma, të cilën e përdornin edhe si bazë për trafikun e lëndës narkotike.

Ardit Milaqi u ndalua në hyrje të ndërtesës ku banonte, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Viktor Shkurti, tentoi më kot të zhdukte kokainën duke e hedhur nga dritarja.

Sipas mediave italiane, droga do të shpërndahej gjatë ditëve të festave. Vlera e saj pasi të shitej përllogaritet të ishte të paktën 400 mijë euro.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO