ROME- Skandal i ri në politikën italiane. Një kupolë mes mafies dhe politikës që drejtonin një kompani biznesi në kryeqytetin italian ka çuar në pranga 37 persona, të dyshuar për bashkëpunim me mafien e Romës. Mes tyre spikat emri i ish-drejtuesit të Entit Europian Riccardo Mancini dhe një ish-terroristi i NAR, Massimo Carminati.
Mes 100 të dyshuarve të tjerë në këtë hetim të gjerë të prokurorisë së Romës është edhe Gianni Alemanno, ish-kryebashkiaku i Romës, ish-aleat i Silvio Berlusconit. Hetuesit kanë bërë edhe kontroll në banesën e tij, veprim i cili u kundërshtua nga Alemanno, i cili tha se “shumë shpejt e drejta do të dalë në dritë dhe ai do të rezultojë i pafajshëm”.
Hetimet kanë vijuar edhe në rajonin e Lazio dhe Campidoglios ku janë gjetur dokumente të marra zyrat e kryesisë së Capitolinës.
Guardia Di Finanza ka sekuestruar edhe provën materiale në shifrën e 200 milionë eurove në pronësi të të dyshuarve. Ato flasin për një organizatë të vërtetë kriminale që merrej me korrupsion, grabitje, spastrim parash, etj.
Prokuroria pretendon se 37 të arrestuarit e sotëm janë përgjegjës për krime si kërcënim, grabitje, ryshfete, manipulim ofertash e krime të tjera. Hetimet kanë vërtetuar ekzistencën e këtij sistemi korruptiv që merrej me ndarje kontratash dhe financime publike të kompanive komunale të Romës.
Nga 37 urdhrat e arrestit në burg ndodhen 29 persona, ndërsa tetë nga ata ndodhen në “arrest shtëpie”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO