Itali, arrestohen 6 shqiptarë që vidhnin dhe plaçkisnin vila, kryesisht orë të shtrenjta, bizhuteri ari dhe diamanti

Itali, arrestohen 6 shqiptarë që vidhnin dhe plaçkisnin vila, kryesisht orë të shtrenjta, bizhuteri ari dhe diamanti

Përmes një operacioni policia italiane ka arrestuar sot një grup shqiptarësh të përfshirë në vjedhjen dhe plaçkitjen e vilave në Italinë qendrore dhe veriore.

Operacioni i policisë përfundoi me arrestimin e 6 personave dhe hetimin në gjendje të lire të nëntë të tjerëve.

Masat paraprake, u lëshuara nga gjykatësi hetues i Gjykatës së Spoleto në bashkëpunim me gjykatat në Umbria dhe Romë.

Hajdutët shqiptarë hynin në veprim kryesisht gjatë orëve të mbrëmjes dhe të natës, në Romë dhe në qytetet e Italisë qendrore dhe veriore. Ata hynin në veprim kur të zotët e shtëpisë apo qiramarrësit nuk ndodheshin në shtëpi dhe synonin vjedhjen e parave dhe sendeve me vlerë, por edhe makina, të cilat I përdornin për të realizuar vjedhje në vende të tjera.

Nga hetimi është zbuluar se ata vepronon në bashkëpunim edhe me grupe të tjera që vepronin në provincat e Frosinone, Ravenna, Perugia, Bolonja, Modena dhe Reggio Emilia, ndërsa u konstatuan gjithashtu edhe lidhje me grupe të ndryshme që veprojnë në qytete të tjera italiane, përfshirë Milano, Venecia, Vicenza dhe Ascoli.

Hetimi për grupin e grabitësve shqiptarë kishte filluar një vit më parë kur policia italiane kishte tentuar të ndalonte disa shqiptarë të cilët kishin mundur të shpëtonin gjatë një "ndërrimi makine" pasi kryer një vjedhje.

Hetimet në vazhdim nxorën në pah ekzistencën e një grupi të strukturuar profesionistësh të vërtetë që përmes vjedhjeve kishin siguruar më shumë se një milion euro.

Policia fillimisht konstatoi se të dyshuarit lëviznin kryesisht me makina sportive, Audi dhe Sedan, si dhe me makina të tjera të vjedhura të cilat i mbanin të fshehura në parkingje spitalesh apo ato private.

Pas arrestimit të anëtarëve të grupit, policia sekuestroi një duzinë Audi të vjedhur dhe një pjesë e madhe e mallrave të grabitura kryesisht ora të markave Rolex, Cartier, Gucci dhe marka të tjera, bizhuteri të shumta ari, diamante dhe çanta.

Tre të arrestuarit e parë në Romë janë T.N. 26 vjeç, G.E. 29 vjeç dhe N.E. 24 vjeç, të gjithë shqiptarët. Paskësaj policia në Reggio Emilia, arrestoi edhe tre shqiptarë të tjerë me inicialet, N.A. 24 vjeç si dhe N.M. dhe A.M. përkatësisht 34 dhe 31 vjeç.

9 persona të tjerë po hetohen në një gjendje lirie, përfshirë 2 gra, të cilat edhe pse me një rol margjinal, kanë kontribuar në krimet e kryera.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Bardhi për Ramën: Nuk është vetëm qesharak, por edhe frikacak! Po i fshihet Kuvendit

Bardhi për Ramën: Nuk është vetëm qesharak, por edhe frikacak! Po i fshihet Kuvendit