Itali, arrestohet i shumëkërkuari i Ndrangheta-s, Matteo Salvini: Nuk do të ndalemi këtu

Itali, arrestohet i shumëkërkuari i Ndrangheta-s, Matteo Salvini: Nuk do të ndalemi këtu

Francesco Strangio

Francesco Strangio, një anëtar i rrezikshëm i mafies kalabreze "Ndrangheta”, u arrestua pas më shumë se një viti në arrati, njoftoi ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini. ”Strangio, i cili duhet të vuajë 14 vjet burg për trafik droge, u arrestua të enjten në mbrëmje në krahinën kalabreze të Kozencës.

Arrestimi i tij është prova se shteti është i pranishëm dhe nuk heq dorë nga lufta kundër mafias. Nuk do të ndalemi këtu”, shtoi Salvini. Ndrangheta është një organizatë mafioze që operon kryesisht në rajonin e Kalabrisë, e cila gjeografikisht në hartë gjendet te ”maja e çizmes” të Italisë. Ajo është mafia më e fuqishme në vend dhe konsiderohet si organizata kontrabandiste kryesore e kokainës në Europë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?