Një shqiptar i konsideruar si kriminel i rrezikshëm është arrestuar në Itali.
 
38-vjeçari, Indrit Demiri ishte shpallur në kërkim prej 20 marsit, pasi Gjykata e Apelit të qytetit të Ankonës e kishte dënuar me 7 vite e 7 muaj burg për rrëmbim personi, vjedhje dhe grabitje.
 
Prej 7 muajsh në arrati, Demiri u gjet në një apartament në Villa Roso di Martinsicuro nga agjentët e policisë së San Benedeto del Tronto dhe skuadra e ndërhyrjes së shpejtë në Ascoli Piceno.
 
Demiri qarkullonte me makina që nuk ishin të regjistruara në emër të tij dhe një kartë telefoni të regjistruar në emrin e një pakistanezi. Gjatë kontrollit në apartamentin ku jetonte bashkë me të vëllanë u gjetën 6 gr kokainë.
 
Shqiptari ëshët dërguar në burgun e Marino del Tronto.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com