ITALI- Një i ri shqiptar është arrestuar në Teramo në Rajonin e Abruzzo-s në Itali, ndërsa tentonte të hidhte nga kati i tretë i ballkonit të banesës së tij një sasi droge, në mbërritjen e policisë. Policia italiane bën të ditur se shqiptari i arrestuar është 29-vjeçari Daniel Spahiu, rezident në Alba Adriataica dhe me precedent penal. Spahiu është arrestuar me akuzën e mbajtjes së drogës për qëllime shpërndarje.
Gjatë kontrollit të policisë, 29-vjeçari shqiptar është kapur në flagrancë, teksa kërkonte të zhdukte 550 gr drogë që rezultoi të ishte e tipit heroinë, pasi kishte vënë re prezencën e policisë italiane në zonë, për të evituar arrestimin. Sipas ekspertëve, vlera e kësaj sasie droge mund të shkonte në dhjetëra mijëra euro.
Të riut shqiptar iu sekuestruan gjithashtu edhe disa telefonë celularë me të cilët bënte lëvizjet e tij në trafikun e paligjshëm të drogës. Tashmë po hetohet për të zbuluar prejardhjen e 550 gr heroinë dhe për ku ishte destinuar kjo sasi
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com