Një shqiptar nga Kosova është arrestuar nga policia e Breshias në Itali, i akuzuar për nxitje të xhihadit.

Mediat italiane citojnë se Gafurr Dibrani, 24 vjeç i lindur në Prishtinë akuzohet për terrorizëm ndërkombëtar dhe  përhapjen e propagandës xhihadiste.Dibrani akuzohet po ashtu se ka nxitur drejt veprave të terrorizmi edhe djalin e tij të vogël.

Dibrani ka postuar në rrjetet sociale mesazhe që bëjnë thirrje për luftë xhihadiste.

“Merre dorën time dhe shkojmë në xhihad”, ka qenë një nga postimet e 24-vjeçarit kosovar. Ai ka postuar edhe video, që tregojnë solidaritet me persona të burgosur për vepra të terrorizmit apo duke himnizuar luftën terroriste, madje edhe të minorenëve.
 
 Operacioni i koduar “ Merr dorën time” u ndërmor për të mbështetur aksionet të cilat synojnë të arrestojnë persona që mbështesin terrorizmin dhe kryejnë akte terroriste.

Kryesisht persona të tillë përdorin instrumentet informatike. Policia italiane ka ndërmarrë operacione të ndryshme për të parandaluar operacione ndërkombëtare terroriste,të lidhur me celula islamike.

Redaksia Online
E.M/Shqiptarja.com