Itali, Ceka i dorëzon letrat kredenciale
presidentit Napolitano
Dje u zhvillua ceremonia e dorëzimit të letrave kredenciale të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë, Neritan Ceka tek Presidenti i Republikës së Italisë, Giorgio Napolitano.
ROMË - Ambasadori
Neritan Ceka i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit të Republikës Italiane, Giorgio Napolitano.
Dje u zhvillua ceremonia e dorëzimit të letrave kredenciale të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë, prof. Neritan Ceka tek Presidenti i Republikës së Italisë, Giorgio Napolitano.
Pas dorëzimit të letrave kredenciale, Presidentit të Republikës Italiane u zhvillua një bisedë, objekti i të cilës ishin marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, duke u ndalur me një fokus të veçantë në integrimin e Shqipërisë në BE.
Presidenti Napolitano u interesua për situatën zgjedhore në Shqipëri. Ambasadori Ceka informoi mbi zhvillimet më të fundit në Shqipëri, si përsa i përket zgjedhjeve, ashtu edhe lidhur me gjendjen dhe zhvillimet ekonomike në Shqipëri.
Më tej, bashkëbiseduesit vijuan diskutimin mbi bashkëpunimin e dy vendeve jo vetëm në marrëdhëniet dypalëshe, por edhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare si OKB, NATO, etj, si dhe atyre rajonale.
Ambasadori Ceka i transmetoi Presidentit Napolitano përshëndetjet e përzemërta nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani dhe Kryeministrit Sali Berisha.
Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale të ambasadorit Ceka dhe letrave të thirrjes së ambasadorit Kola, morën pjesë nga Ambasada znj. Hysi, ministër fuqiplotë, Cauli, atashe ushtarak dhe z.Ibra, sekretar i dytë, ndërsa nga Presidenca këshilltari diplomatik i Presidentit, ambasador Stefano Stefanini, këshilltari për Çështjet Ligjore dhe Kushtetuese, Giancarlo Montedoro, këshilltari ushtarak, gjeneral Rolando Mosca Moschini. Të pranishëm në ceremoni ishin edhe zv/ministri i Punëve të Jashtme, Bruno Archi dhe drejtori i Protokollit të Shtetit, ambasador Stefano Ronca.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
19 Dhjetor, 08:16
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
53.8%
-
Jo
20.9%
-
Duhet më shumë
25.3%
Vota total: 253
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PD feston 34-vjetorin, Berisha ‘thur lavde’ për dhëndrin, Metën dhe ish-‘miqtë’ e tij të ndjerë Olldashi, Pashko, Hajdari dhe Bogdani
11 Dhjetor, 20:57
-
VIDEO/ Protagonistët e tranzicionit, kush ka mbetur ende në politikë nga lista e dhjetorit 1990
10 Dhjetor, 17:51
-
8 Dhjetori/ Neritan Ceka në Report TV: Politika po ndjek sistemin e përmbysur, çdo parti që vjen në pushtet kopje e Partisë së Punës
9 Dhjetor, 19:30
-
Korçë, restaurohen ikonat e kishës ‘Fjetja e Shën Mërisë’, Ceka: I përkasin shekullit XIII
28 Nëntor, 16:16
-
'Ilir Meta të ruhet!' Deklarata e fortë e Paro Laçit në 'Studio Live': Berisha bëri plan të mirëfilltë ta eliminonte! Vrasjen do e merrte përsipër Sali Lusha! Porositi dhe vrasjen e Meidanit dhe Neritan Cekës
9 Tetor, 17:56
-
DEBATI/ Plani i Menaxhimit për Bylisin, si po përdoren 6 mln euro të BE-së?! Parangoni stepet për shifrat, Ceka: U shpenzuan 800 mijë euro!
7 Maj, 15:55
-
Mero Baze: Rrugica ku kërkojnë diellin
5 Janar, 19:43
-
Intervista për Report Tv/ Neritan Ceka kujton çfarë i thoshte Azem Hajdari Berishës në 1990: E goditi partinë me vare! PD e PS u dominuan nga njerëz të rastit, jo me ide
8 Dhjetor 2023, 15:02
-
Neritan Ceka rrëfen si i shpëtoi atentatit nga njerëzit e Berishës: Pistoletën ma vunë mbrapa koke, dëgjova një krismë
7 Korrik 2023, 17:19
-
Ai ishte njëri nga ne
23 Qershor 2023, 10:49
-
Karl Paç, ‘dallëndyshja e parë e arkeologjisë shqiptare’, studiuesit: 2 udhëtimet e austriakut në Shqipëri, si e ndërtoi në 1922 muzeun e parë kombëtar në pronën e Toptanasve
28 Qershor 2022, 17:23
-
'Butrinti nuk është grek', ekspertët kundër marrëveshjes me PPP: Arroganca e Ramës e papranueshme, po nxjerrin në ankand historinë! Plani i Biznesit të bëhet menjëherë publik
29 Prill 2022, 15:47