MILANO-Dënohet me 9 vite burg Maria Giulia Sergio e njohur ndryshe si Fatima, e konsideruar si luftëtarja e parë e huaj italiane në shërbim të shtetit islamik dhe tepër e rrezikshme. Fatima prej 2 vitesh ndodhet në Siri si luftëtare e ISIS.

Vendimi u mor nga gjykata Assise e Milanos e cila ka dënuar edhe të atin e 29 vjeçares Sergio Sergio me 4 vite dhe bashkëshortin me origjinë shqiptare Aldo Kobuzi i dënuar me 10 vite.

Ky është gjykimi i parë i dhënë në Itali kundër luftëtarëve të huaj që ndodhen ende në zonën e luftës.

Maria Giulia në 2014 shkoi në Siri për të luftuar së bashku me shtetin islamik, Kalifatin.  

Më pas përmes Skype ajo u kërkoi familjarëve që ndodhesin në Itali t’i bashkoheshin edhe ata duke u bërë propaganë pro xhihadiste.
Ndër frazat të cilat ajo përdorte në komunikim ishin: “Ne këtu vrasim të pabesët, u heqim kokën dhe shpejt do të pushtojmë Romës”.

[gallery]20207[/gallery]

Edhe familja e saj ishte e gatshme ti bashkohej por u ndalua dhe u arrestua në korrik të 2015 para se të niseshin.  

Edhe nëna e saj përfundoi në burg ku humbi jetën një vit më parë, ndërsa motra u dënua me 5 vite dhe 4 muaj burg.
 
Por mes të arrestuarve dhe të dënuarve është edhe familja shqiptare e bashkëshortit. Donika Coki dhe Seriola Coku, nëna dhe motra e Aldo Kobuzit që janë dënuar e 8 vite burgim.

Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)