Dy shqiptarë të moshës 33 dhe 35 vjeç kanë humbur jetën mbrëmjen e së dielës, pasi teksa tentonin t’i iknin policisë italiane e cila u ishte vënë pas, janë hedhur në një humnerë.

Sipas medieve italiane ngjarja ka ndodhur  në komunën e Civita Castellana, në provincën e Viterbos ku karabinierët kishin identifikuar me anë të shenjave të gishtërinjve dy shqiptarët të cilët ishin parë në bordin e një makine, të cilën e kishin vjedhur disa javë më parë në Colle Salomono në Perugia.

Pasi kanë vënë re policinë, të gjendur ngushtë 2 të rinjtë kanë dalë nga makina dhe janë hedhur në një humnerë, duke humbur kështu jetën.
 
Ndërkohë sipas policisë italiane bashkë me dy shqiptarët ishte edhe një person i tretë, i cili po ashtu është hedhur në humnerë, por ende nuk është gjetur trupi i tij. Dy shqiptarët që humbën jetën ishin persona me precedentë të mëparshëm për vjedhje ndaj pronës.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)