ITALI- 5 persona kanë vdekur nga përplasja e një avioni turistik dhe një helikopteri në Alpet e Europës. Ngjarja saktësisht ka ndodhur në kufirin mes Francës dhe Italisë në La Thuile. Autoritetet kanë arritur të shpëtojnë dy persona nga përplasja ajrore ndërsa për transportimin e tyre janë vënë në dispozicion dy helikopterë , me një doktor dhe një ekip shpëtimi. Ata janë në spitalin e Aosta jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihen ende shkaqet se si ka ndodhur përplasja në Italinë Veri- Perëndimore por akullnaja e Aostës njihet për turizmin e saj dimëror si një resort për ski.
Komento