ITALI-Dy të rinj shqiptarë janë gjetur të vdekur mbrëmjen e shkuar në një minierë të braktisur në zonën e Acquasanta në provincën e La Spezia. Sipas të dhënave të para të rinjtë kanë humbur jetën fundjavën e shkuar të shtunën apo të dielën.
Mediat italiane raportojnë se njëri prej të rinjve është 19 vjeçari Fabiol Kycyku me profesion mekanik i cili po kërkohej nga familja. Madje të afërmit kishin kërkuar ndihmë në emisionin Chi l’ha visto. Sipas të dhënave pranë tyre nuk janë gjetur armë e dyshohet se kanë rënë nga 40 metra lartësi.
I riu kishte humbur kontaktet, gjatë kësaj fundjave kishte dalë së bashku me mikun e tij pa marrë me vete para apo dokumente. Pas pak orësh ai humbet kontaktet me të afërmit.
Mediat italiane raportojnë se ndoshta të rinjtë kanë rënë aksidentalisht teksa përpiqeshin të arratiseshin pasi pak metra më tutje në një shtëpi po të njëjtën mbrëmje u raportua se ishte tentuar të grabitej një shtëpi. Sipas pronarit djemtë ishin veshur me rroba të zeza, me dorëza e ishin pajisur me kaçavida por nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për të njëjtët persona.
Policia po vijon hetimet për të zbuluar më shumë atë çfarë ka ndodhur më të rinjtë.
[gallery]22438[/gallery]
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO