ITALI - Pas një vit hetimesh, policia italiane ka shkatërruar një grup trafikantësh me 15 persona, përfshirë shqiptarë dhe nigerianë.

Dy kryesorët e grupit ishin dy vëllezër 32 dhe 36 vjeç, banues në Massa Lombarda.

Aktiviteti i grupit u zbuluar pas përgjimit të rreth 16 mijë telefonatave.

Grupi arrinte të shiste në vit rreth 6.8 kg kokainë duke fituar 400 mijë euro në vit.

Dy shqiptarët e arrestuar njiheshin në komunitet me pseudonimin “Lady Oskar dhe Luly”.

Të dy vëllezërit janë dërguar në burgun në Ravenna.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)