Policia italiane ka arrestuar një 40-vjeçar shqiptar ndërsa në dhomën e gjumit i janë gjetur 4 kg kokainë gati për shitje. Antidroga në Romë kishte kohë që hetonte për shqiptarin pasi njihej si një shpërndarës droge. Policët e kanë ndjekur 40-vjeçarin deri në banesën e tij në zonën e Tuscolana.
Mëngjesin e djeshëm policia ka bërë një operacion blic në banesën e shqiptarit ku pas kontrollit kanë gjetur të fshehur në garderobën në dhomën e gjumit plot, 4 kg kokainë të një cilësie mjaft të lartë.
Nëse hidhej në treg me pakicë sipas policisë, lënda narkotike kapte vlerën e 2 milion eurove. Ndërkohë hetimet vazhdojnë edhe për pronarin e shtëpisë ku jetonte shqiptari, nëse ka lidhje dhe ai me trafikun e drogës.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com