Itali/ Ktheu shtëpinë në laborator hashashi dhe kokaine, arrestohet 20-vjeçari shqiptar! Ja çfarë i gjet nga karabinierët

Itali/ Ktheu shtëpinë në laborator hashashi dhe kokaine, arrestohet 20-vjeçari shqiptar! Ja çfarë i gjet nga karabinierët

Kokaina, hashashi dhe provat e tjera të sekuestruara shqiptarit

Itali- Policia italiane ka arrestuar një 20-vjeçar shqiptar në Modena, nën akuzën e mbajtjes dhe trafikut të lëndëve narkotike.

Në shtëpinë e të riut policia sekuestroi edhe 4 pako me hashash, me një peshë totale afërsisht 300 gramë, 7 mbështjellës me 10 gramë kokainë dhe 920 euro cash.

Gjithashtu në shtëpi kishte një peshore precize, një thikë me mbetje prerëse droge dhe materiale të ndryshme për paketimin dhe shitjen e saj. Emri i të riut nuk u publikua, por hetimet po vijojnë për të zbuluar bashkëpunëtorët. Ai ishte i papunë dhe lëvizjet e dyshimta 'ngacmuan' agjentët e policisë.

Shqiptari u gjykua mëngjesin e djeshëm (24 tetor), në Gjykatën e Modenës, ku u vendos vetëm detyrim paraqitjeje për çdo ditë në policinë gjyqësore.

Kokaina, hashashi dhe provat e tjera të sekuestruara shqiptarit

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skandali tek Onkologjiku, sot në SPAK mjekja Alketa Pere

Skandali tek Onkologjiku, sot në SPAK mjekja Alketa Pere