Itali/ Kujtohen viktimat e tërmetit në Amatrice, mes 300 viktimave edhe një shqiptar

Itali/ Kujtohen viktimat e tërmetit në Amatrice, mes 300 viktimave edhe një shqiptar

Foto pas tërmetit në Amatrice

Italia ka kujtuar sot tragjedinë e tërmetit të ndodhur në 24 gusht të 2016-s që  shkaktoi rreth 300 viktima  në rajonin e Lazios e Marche. Tërmeti  6.1 ballë  goditi Italinë Qëndrore dhe shëndrroi në gërmadha qytezën antike Amatrice e disa komuna pranë saj, Accumoli, Arquata del Tronto, Pecara del Tronto e Norcia.

Mes viktimave është dhe shqiptari Erjon Toro,  baba i dy vogëlusheve që në atë kohë ishin vetëm  5 e 3 vjec. Prej disa vitesh familja shqiptare jetonte në komunën e Amatrices dhe gjatë tërmetit mbetën të plagosur bashkëshortja e dy vajzat.

"Për respekt të kujtimit të viktimave e të familjarëve të tyre  sot në këtë ditë të trishtë kërkojmë të qëndrojmë mes nesh, pa telekamera e praninë e personave jashtë komunitetit tonë. Jemi 364 ditë të vitit në dispozicion të tyre e sot kërkojmë të qëndrojmë vetëm" , tha kryetari i bashkisë së  Amatrices Antonio Fontanella.

Sipas mediave italiane, në kishën Shën Agostino u mbajt gjatë natës ceremonia e leximit të emrave të viktimave të shoqëruar me tingullin e këmbanave. Në rrugën qëndrore te qytezës qytetarët  kanë mbajtur një manifesti të heshtur me pishtarë, qirinj e fotografi të viktimave në duar.

U bënë 3 vite nga termeti dhe  80 vepra publike si  shkolla,  spitale, kisha, rrugë, bashki etj janë  në fazë rindertimi me vlerë mbi 130 milionë euro. Në Amatrice pothuajse ka përfunduar procesi i heqjes së gërmadhave e ka nisur puna për ndërtimin e kompleksit të parë privat  të banesave të reja.

Dioqeza e Rietit po punon për rindërtimin e 70 kishave të shkatërruara, ndërsa autoritetet gjyqësore kanë hapur disa proces hetimore mbi shëmbjen e disa ndërtesave të rindërtuara gjatë viteve të fundit  e që nuk kanë respektuar parametrat antisizmikë. Sipas Dëmi material që shkaktoi  tërmeti  llogaritet të jetë mbi 23 miliardë euro.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)