/ATSH-AFP/. - Liga profesioniste e futbollit italian (Lega), ka votuar te premten ne favor te nje huaje prej 5 milione euro klubit te Parmes, qe ndodhet ne veshtiresi financiare, ne menyre qe te vazhdoje kampionatin.

"Ne vendosem qe te luajme" te dielen ndaj Atalantës, u shpreh ne mbremje vone kapiteni i ekipit,  Alessandro Lucarelli, sipas propozimit te presidentit te Federates (FIGC), Carlo Tavecchio.

Parma pritet qe te luaje me Atalanten te dielen per javen e 26-te, nderkohe qe nuk ka luajtur dy ndeshjet e meparshme ne Serine A, ndaj Udinese dhe Genoa.
Lojtaret dhe stafi teknik i ekipit nuk jane paguar qe prej 7 muajsh.

Parma ndodhet ne fundin e renditjes se kampionatit italian me 13 pike.