Me Europën që vazhdon të jetë në krizë të thellë borxhesh, nuk duhet shumë për të bërë tregjet nervoze dhe kjo ndodhi të enjten kur Berluskoni tërhoqi partinë e tij duke mos i dhënë mbështetjen kryeministrit në senat dhe duke e kërcënuar për t’i dhënë fund programeve të tij ambicioz të reformave.
Të premten (dje) presidenti italian Giorgio Napolitano ngriu krizën, të paktën edhe për pak. Arriti të merrte nga mazhoranca premtimin për miratimin e ligjit të stabilitetit dhe ndoshta një axhendë të hodhë të masave të tjera, pavarësisht se është ‘dëmtuar” nga PDL e Berluksonit e cila tashmë ka hyr në fyshatë elektorale.
Presidenti Giorgio Napolitano i cili ka fuqinë për të shpërndarë parlamentin dhe për të thirrur zgjedhjet parlamentare zhvilloi dje takim me dy drejtuesit e dhomës së së ulët dhe të senatit të Parlamentit, ashtu dhe me liderët e partive të ndryshme politike për të diskutuar për situantën. Ai tha se kishte besim se " është e mundur një rrugë konstruktive dhe korrekte institucional, në interes të vendit dhe imazhin e saj ndërkombëtar."
Napolitano bëri të qartë të enjten se ai priste që Parlamenti të miratonte një sërë masash përfshi dhe buxhetin 2013 brenda këtij dhjetori dhe bëri thirrje për një përmbyllje të rregullt të parlamentit.
Ekonomistët e Unicredit, bankës më të madhe në Itali, thanë se vendimi i Berluskonit, ishte “domethënës dhe synon të konfirmojë se në muajt e ardhshëm, ato pak që kanë mbetur do të jenë të vështira për Montin , dhe kanoset nga zgjedhjet e parakohshme përpara marsit, kur ishin planifikuar zyrtarisht të mbahen.
Sekretari i partisë më të madhe të Italisë, PDL tha dje se qeveria teknike e kryeministrit Monti duhet të ecë në kursin e saj, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.
Angelino Alfano, sekretari i Partisë Populli i Lirisë tha në dhomën e ulët të Parlamentit se partia e tij nuk do të rrëzojë qeverinë “sepse nuk duam të çojmë drejt shkatërrimit të gjithë institucionet”. Por bëri të qartë se partia e tij nuk do të mbështesë më Montin, i cili prej më shumë se një viti, gati 13 muaj, po drejton një qeveri teknike.
Mandati aktual i Parlamentit përfundon më 10 prill. Ndërkohë sipas mediave italiane mbetet ende hipoteza që Senati të shpërbëhet në mes të janarit për të shkuar në votime 10 marsin e ardhshëm. Italia renditet e treta ndër vendet më të mëdha nga 17 vendet në eurozonë, që është në recension, dhe qeveria miratoi një sërë masash të ashpra për të trajtuar borxhet. Italia, është shteti i dytë, që nivelin më të lartë të borxhit me 126 % të GDP-së në Eurozonë. E para është Greqia borxhi i të cilës arrin në 150 % të GDP-së.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)