ITALI, 25 nëntor /ATSH-AFP/ - Papa Françesku dënoi sot terorizmin shtetëror që vret të pafajshmit në të njëjtën kohë me terroristët, pa saktësuar kujt i drejtohej, gjatë një konference shtypi në avion.
Papa Françesku dënoi sot terrorizmin shtetëror që vret të pafajshmit në të njëjtën kohë me terroristët, pa dhënë detaje se për kë po fliste, gjatë një konferencë shtypi të dhënë në avion gjatë kthimit nga Strasburgu.
"Përkrah kërcënimit terrorist, ka një tjetër kërcënim, është ai i terrorizmit shtetëror", deklaroi Papa.
Duke përmendur propozimet e muajit gusht që duket se justifikojnë një ndërhyrje ushtarake kundër organizatës së Shtetit Islamik, Jorge Bergoglio rikonfirmoi refuzimin ndaj çdo operacioni pa konsensus ndërkombëtar.
"Kur çdo shtet, për llogarinë e tij, e shikon të arsyeshme të sulmojë terroristët, atëherë edhe personat e pafajshëm humbin jetën në të njëjtën kohë me terroristët", shtoi ai.
"Bëhet fjalë për një anarki të nivelit të lartë që është shumë i rrezikshëm", theksoi ai pa i drejtuar gishtin ndonjërit./
/ec/ a.jor.