Gjithçka është zbuluar pas disa përgjimeve, të cilat nisin qysh nga marsi i vitit të kaluar kur dy persona, Francesco Simone e Nicola Verri, i pari përgjegjës për marrëdhëniet e jashtme të CPL (kooperativë shërbimesh) dhe i dyti menaxher komercial në Lacio, la Campania dhe Sardenjë, të cilët diskutojnë si të financojnë shoqata dhe fondacione të lidhura me politikën.
“Unë preferoj t’i jap 25 mijë euro italianëve europianë të D’Alemas, që është gati të bëhet komisioner evropian. D’Alema zhyt duart e tij në m*t ashtu siç bëri me ne dhe na dha gjërat”, i thotë Simeone-Verrit, sipas përgjimeve të prokurorëve italianë.
Kryetari i komunës i arrestuar, Giosi Ferrandino, në zgjedhjet e fundit për Parlamentin Europian kishte 82 301 vota, e për të siguruar një vend është ndihmuar nga Francesco Simone .
Nga përgjimet ka rezultuar se Simone kishte miqësi me ambasadorin shqiptar në Romë Neritan Ceka dhe se kishin rënë dakord për të blerë vota për kryetarin Giosi Ferrandino, i cili po tentonte të zgjidhej për në PE.
Nga përgjithet është zbuluar se Simone telefonon kryetarin e komunës, Ferrandino dhe i tregon atij se ai është duke folur vetëm për shqiptarët me nënshtetësi italiane që votojnë për zgjedhjet evropiane. “Janë tridhjetë mijë vota. 10 mijë vota dalin gjithsesi, prit po të kaloj ambasadorin, kështu e fton deri në Ischia”, thotë ai.
Më 14 shkurt, në bazë të hetimeve dhe përgjimeve Simone organizoi një drekë në restorantin “Grazia Deledda” në Romë për të folur për investimet në Shqipëri.
Sipas gazetës italiane gjatë këtij takimi telefonon kryetari i Bashkisë Ferrandino dhe i tregon atij se është me Cekën, me të cilin po flet pikërisht vetëm për shqiptarët me nënshtetësi italiane që votojnë për zgjedhjet evropiane: “po, po, por ata janë shqiptarët që jetojnë tani në Itali prej 15 vjetësh dhe kanë nënshtetësinë italiane, ne fillojmë me …” "Sa shqiptarë janë" pyet Ferrandino. "30 mijë janë, kuptohet të gjithë ata që votojnë në Itali tashmë", përgjigjet Simone.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi ambasadorit Neritan Ceka i cili i ka dërguar një letër La Stampas ku i kërkon që të largojnë shkrimin pasi ai nuk ka pasur asnjëherë kontakte me ish-kryebashkiakun Ferrandino si dhe mohon që të ketë folur ndonjëherë me vartësit e tij për blerje votash. " Nuk kam pasur asnjëherë asnjë përfitim ose favor nga kryebashkiaku Ferrandino." Në letrën e tij Ceka i kërkon redaksisë së La Stampas që të heqë shkrimin pasi ai dëmton imazhin jo vetëm të ambasadorit por edhe të mijëra shqiptarëve të ndershëm që jetojnë e punojnë në Itali.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)