Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Itali. Të paktën dy shqiptarë mësohet se kanë humbur jetën pas përplasjes  fatale mes një kamioni dhe një furgoni.

Përplasja sic duket edhe nga foto ishte aq  e fortë sa dy shqiptarët  të moshës 37 dhe 39-vjeç kanë humbur jetën në mënyrë të menjëhershme ndërsa një tjetër persona ka mbetur i plagosur, por edhe ai në gjendje kritike për jetën.

Aksidenti shkruajnë mediat italiane ka ndodhur në kryqëzimin mes rrugës Melona dhe Capannaguzzo në Cezena.

Furgoni ku ishin tre punëtorë shqiptarë  po ecte drejt rrugës Melona, por fatkeqësisht  është përplasur në kryqëzim me një kamion i cili kishte në bord dy persona. 

Përplasja mes automjeteve ishte e shpejtë dhe tragjike. Kamioni pasi goditi furgonin u përplas me një shtyllë elektrike.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, ambulanca dhe një helikopter i emergjencës i mbërritur nga Bolonja.

[gallery]23146[/gallery]


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com