Një operacion i policisë italianë ka vënë në pranga 9 shqiptarë dhe 2 italianë dhe janë sekuestruar 3.8 ton marijuanë.

Operacioni i parë është kryer në një fshat të Leces në Itali, në një shtëpi të braktisur.

Gjatë kontrollit në këtë shtëpi në dukje e braktisur janë sekuestruar 2.7 ton marijuanë dhe janë arrestuar 6 persona, 2 italianë dhe 4 shqiptarë.        

Menjëhërë në orën 05:00 të mëngjesit policia italiane në një rrugë në bregdet në Cerano, ka ndaluar një mjeti tip Fiat Iveco ku ka gjetur 1.2 ton marijuanë. 

Aty u arrestuan dy personat që ishin në makinë dhe tre të tjerë që ishin në një makinë Yaris, që vepronte si stafetë, e i printe makinës me ngarkesë. Të pesë të arrestuarit janë shqiptarë.

Itali
droga itali


Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com