Policia e Xhenovës ka arrestuar 17 shqiptarë dhe një italian pjestarë të një bande të specializuar për vjedhjen e banesave.

Agjencia e lajmeve “Agi.it” raporton se kjo organizatë kriminale banonte në Rajonin e Ligurias ndërsa vjedhjet i kryenin në veri të Italisë zonë e cila njihet për familje më të pasura.

Sipas policisë italiane kjo bandë njihet për 73 vjedhje në qytete të ndryshme të italisë si Genova, Savona, Alessandria dhe Piaenza.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 10 shqiptarët ndërsa 6 prej tyre do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë.

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)