18 persona janë arrestuar në Itali, mes tyre 6 shqiptarë pasi kishin krijuar një grup të gjerë për trafikimin e drogës në zonën e Trentos Banda drejtohej nga një shqiptar i njohur me emrin Saimir Osma dhe kishte për qëllim trafikimin dhe shitjen e kokainës.

Rrjeti i kësaj bande funksjonte vetëm nëpërmjet shqiptarëve, të cilët kishin punësuar edhe persona të tjerë. Grupi ishte i mirëstrukturur dhe përdorte kode të veccantë për të mos u zbuluar. “Ku do të mund të takohemi për një kafe të shpejtë”, ishte fraza që përdornin trafikantët për të shitur kokainnë në zonën e Trentos në Itali. 

Shqiptarët e arrestuar janë Saimir Osma, Bled Osma 44 vjeç të dy nga Kavaja. Gjithashtu janë arrestuar Zamir Koni 40 vjeç, Enrik Fetahu 32 vjeç, Mariglen Koni nga Rrogozhina 25 vjeç dhe Dardan Hasani 28 vjeç. Gjithashtu urdhër arresti është lëshuar për Armando Miraj 28 vjeç dhe për Gentian Kecin 39 vjeç.

Siç mund të dallohet edhe nga emrat trafikantët kishin lidhje faresfisnore me njëri-tjetrin. Furnizimin me kokainë sipas mediave italiane e bënte Fentian Keçi, i shpallur në kërkim. Policia ka sekuestruar edhe 1.6 kg kokainë gjatë operacionit të quajtur “kafe ekspres”.

Fillimisht Policia ka arrestuar 3 anëtarë të bandës dhe më pas pjesën tjetër. Dyshohet se dy shqiptarët që janë në kërkim janë larguar nga Italia.

[gallery]21451[/gallery]

arrestime
(Të arrestuarit e operacionit “kafe ekspres”)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com