ITALI - Një celulë e ekstremistëve islamikë që vepronte mes Shqipërisë, Italisë dhe vendeve të Ballkanit duke rekrutuar luftëtarë është shkatërruar nga autoritetet italiane në bashkëpunim me policinë e vendit tonë, ku tre persona janë vënë në pranga, dy prej të cilëve shqiptarë xhaxha dhe nip. 38-vjeçari Alban Elezi u kap në Kavajë pasi gjatë së mërkurës Gjykata e Brescias kishte lëshuar urdhër arresti ndaj tij. Ndërsa nipi i tij Elvis Elezi, 20 vjec, rezident në Torino u arrestua në Itali sëbashku me një 20-vjeçar maroken në kuadër të operacionit policor të koduar “Balkan Connection”.

(Të arrestuarit nga operacioni i policisë, i dyti dhe i treti shqiptarët Elvis Elezi dhe Alban Elezi)

(Shqiptari i arrestuar, Elvis Elezi)
Xhaxha e nip rekrutonin luftetare ne Shqiperi: Të tre akuzohen për akte terroriste, ndërsa dyshohet se shqiptari Alban Elezi dhe nipi i tij Elviz rekrutonin luftëtarë në vendin tonë për t’i dërguar në Siri në luftë krah ISIS.
20-vjecari autori i librit propagandues te ISIS ne italisht: Ndërkohë 20-vjeçari italian me origjinë marokene akuzohet për përdorimin e internetit me qëllim propagandimin e aktivitetit të ISIS. Ky i fundit është autor i një dokumenti propagandues prej 64 faqesh në italisht i shfaqur së fundmi në web me titull “Shteti Islamik, një realitet që duhet komunikuar”.
Shqipëria dhe Italia u identifikuan si baza rekrutimi dhe trajnimi të militantëve të ISIS nga hetimet 2-vjeçare që bëri publike në mars Prokurori i Përgjithshëm i Breshias Luigi Maria Dell’ Osso.
Hetimet ndaj personave të dyshuar si idhtarë të ISIS vijojnë edhe në provincat në Lombardi, Piemonte dhe Toskanë. Grupi i antiterrorizmit, të Komisariatit të Breshias dhe shërbimit të bashkëpunimit ndërkombëtar të Policisë po veprojnë edhe në Shqipëri, në Tiranë.
/Shqiptarja.com

VIDEO