Një shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në një fabrikë në Itali ndërsa e ka zënë poshtë një mbështjellje letre me peshë 1.5 ton.
 
Ndonëse kolegët i thirrën tw kishte kujdes duke e paralajmëruar të lëvizte, shqiptari nuk mundi të shpëtonte.
 
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari që humbi jetën është 64 vjeçari Bekim Cuberi i cili punonte si shofer në Santa Giustina.
 
Vdekja tragjike ndodhi ndërsa 64-vjeçari ishte duke ngarkuar. Ndonëse u transferua në spital Cuberi nuk arriti të mbijetonte.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com